Klubi i Bundesligës 2 shkarkon trajnerin pas revoltës së lojtarëve. Lideri ishte Gjasula!

Klubi i Grojter Fyrth i ka dhënë lamtumirën trajnerit Janos Radoki, duke ndërprerë kontratën me këtë të fundit. Sipas mediave gjermane, shkak ishte bërë një revoltë e mirëfilltë kundër tij e skuadrës, e cila kishte si lider mesfushorin shqiptar Jurgen Gjasula.

Sipas “Bild”, mesfushori i cili në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e përfaqësueses shqiptare, udhëhoqi lojtarët në protestën kundër Radoki, pas humbjes së katërt radhazi të skuadrës në po aq ndeshje të luajtura në kampionat. Ekipi nuk pranoi të dilte në stërvitje me trajnerin dhe pas dy minutash braktisi fushën stërvitore duke e lënë atë të vetëm.

Edhe pse klubi u mundua fillimisht të minimizonte gjithçka, në fund doli me njoftimin se kishte ndërprerë marrëveshjen me teknikun, në një situatë që dukej pa kthim. Në mediat gjermane shkruhet se një nga shkaqet e kësaj revolte të vogël të lojtarëve, ishte fakti se Gjasula u la në tribunë për probleme muskulare në ndeshjen e fundjavës, ndërsa lojtari ishte shfaqur në formë të mirë fizike gjatë ditës së djeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat gjermane kujtojnë gjithashtu se një ngjarje e ngjashme kishte ndodhur edhe të Nyrenbergu në vitin 1984. Gjasula duhet ta cilësojë veten me fat, sepse asokohe trajneri qëndroi në detyrë, ndërsa u përjashtua nga skuadra lojtari që kishte nisur revoltën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?