Klubi i Premier League synon Asllanin, por Interi kërkon 30 milionë euro
Ditët e fundit është përfolur shumë për një largim të mundshëm të Kristjan Asllanit nga skuadra e Interit. Në Premier League, brishton i trajnerit De Zerbi e ndjek me shumë interes situatën e mesfushorit.
Interi e vlerëson për shifrën e 30 milionë eurove kartonin e talentit shqiptar, i cili pëlqehet shumë nga strategu italian. Ai e konsideron si zëvendësuesin perfekt të të larguarit, Alexis Mac Allister.
Gjithsesi pavarësisht dëshirës së anglezëve për ta transferuar, vetë Asllanin apo menaxherët e tij nuk kanë folur akoma mbi këtë gjë dhe vetë klubi “zikaltër” e konsideron pjesë të planeve për të ardhmen.
Mbetet të shihet në ditët në vijim se si do të shkojnë negociatat, edhe pse në fakt do të ishte në të mirë të Asllanit, pasi Brighton është një ekip që ka pasur një rritje të madhe në sezonin e fundit dhe hapësirat do të jenë më të mëdha se te Interi.
KOHA JONË SONDAZH

