Koeman është i bindur: Nuk jam unë që duhet ta bind Messin!

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është i bindur se Lionel Messi do të vijojë që të mbetet të skuadra katalanase edhe në të ardhmen. Në konferencën e fundit për shtyp kur është pyetur yllin argjentinas strategu holandez është shfaqur optimist.

“Mendoj se do të qëndrojë. Nuk e shoh larg Barcelonës. Ka edhe një vit kontratë me ne dhe mendoj se do të qëndrojë, por nuk jam unë që duhet ta bind. Asnjë nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Guardiola? Jam i kënaqur për të që rinovoi kontratën me Manchester City-in. Nëse ai është i lumtur, jam edhe unë. E dashuron punon te City”, tha holandezi para ndeshjes kundër Atletico Madrid. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?