Koeman u njofton largimin futbollistëve që nuk bëjnë pjesë në planet e tij

Ronald Koeman kërkon një skuadër me shumë futbollistë për edicionin 2020-21, teksa stërvitja do të rifillojë nga java e ardhshme. Strategu holandez është shumë i qartë për futbollistët që duhet të jenë me të, teksa ka zbuluar se në planet e tij nuk janë as Luis Suare zdhe as Arturo Vidal. Siç bën me dije mediat iberike, ai ka telefonuar uruguainin dhe i ka bërë të ditur se nuk e ka në pjesë të planeve të tij. Suarez,  cili nuk kishte marrë asnjë njoftim për kthimin në stërvitje, tani do të duhet të përfundojë vitin e kontratës që i ka mbetur me Barcelonën.

Uruguaiani ishte me pushime dhe mëngjesin e djeshëm mori një telefonatë nga trajneri i ri Blaugrana. Koeman, në një bisedë të shkurtër, e ka informuar atë se nuk është në planet e tij për sezonin futbollistik, që do të fillojë të dielën. Sulmuesi uruguaian e përfundon kontratën aktuale me Barcelonën në 30 qershor 2021. Tani, hapi tjetër, siç raportohet nga RAC1, do të hidhet nga avokatët e Suarez, të cilët pritet të negociojnë përfundimin e kontratës së tij. Por nuk ka mbaruar këtu, pasi gjatë ditës së djeshme janë njoftuar edhe Arturo Vidal si dhe Ivan Rakitic, të cilët duhet të gjejnë një skuadër të re në ditët në vijim.

Në skemat e tij nuk bëjnë pjesë as Samuel Umtiti si dhe Juan Firpo. Edhe këta të fundit e dinë shumë mirë se do të largohen, por për momentin ende nuk kanë marrë një telefonatë. Ndërkohë strategu holandez duket se pëlqen Sergio Busquets, Sergi Roberto dhe Gerard Pique, të cilët mund të qëndrojnë edhe pse nuk janë shfaqur në listën e lojtarëve të pashitshëm nga presidenti Bartomeu. As Jordi Alba nuk pritet që të braktisë “Camp Noun” gjatë kësaj vere, pavarësisht zërave të shumta që e shihin drejt largimit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?