“Kokë më kokë” me Cungun, Takaj zbulon gjithçka: Skënderbeu s’është skuadër amatore

Ditën e djeshme u fol se, ëishte zhvilluar një takim “kokë më kokë” mes presidentit të Skënderbeut Ardjan Takaj dhe Armando Cungut, takim nga i cili u aludua se mund të kishte ndonjë marrëveshje mes palëve. Lidhur me këtë ka reaguar menjëherë vetë “numri 1” i klubit korçar, Ardjan Takaj në një prononcim për Neësport.al.

I kontaktuar lidhur me këtë takim që është zhvilluar mes palëve, Takaj është shprehur: “Takimi me Cungun ka qenë rastësor, nuk ka ndodhur asgjë. Ka qenë një takim miqësor dhe vetëm kaq. Skëndërbeu nuk është ekip amator. E theksoj, takimi me Cungun ka qenë rastësor dhe mjaft miqësor”, ka thënë Takaj lidhur me këtë çështje. I pyetur për sfidën e ditës së sotme që Skënderbeu luan ndaj Lushnjes, Takaj është shprehur shkurtimisht: “Patjetër që duam fitoren”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?