FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KOKSH jep lajmin e rëndë, ndahet nga jeta notari në moshën 24-vjeçare

Lajm tepër i hidhur për sportin shqiptar. U nda nga jeta në moshë fare të re notari 24-vjeçar, Klavio Meça. Lajmin e njoftoi KOKSH nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Mësohet se Meça ka pësuar arrest kardiak. Ndër arritjet më të rëndësishme të djaloshit premtues është rekord i ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën 4’04”03.

Njoftimi i KOKSH-it

“Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar, Klavio Meça, në moshën 24-vjeçare. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe…

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që notari Klavio Meça, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa vecojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03. Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive.

Swiss Digital Mobile Reklama

KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh…!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?