Kombëtarja e minifutbollit mëson kundërshtarët për Kupën e Botës në Gjermani

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit, që shkroi historinë në Europian, ka njohur kundërshtarët për kampionatin botëror që do të zhvillohet në qershor të këtij viti në Essen, Gjermani. Skuadra Kuqezi në grupe do të përballet me Portugalinë, Moldavinë dhe Kolumbinë.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko synon një tjetër arritje historikë, pas kualifikimit në fazën e grupeve të europianit, aty ku Shqipëria e minifutbollit mundi Luksemburgun,Spanjën dhe barazoi me Rumaninë.

Në botërorin e Gjermanisë, Shqipëria e minifutbollit fillimisht do të përballet me Portugalinë në datën 4 qershor në orën 21:00. Ndeshja e dytë do të zhvillohet një ditë më pas përballë Moldavisë në orën 19:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa përballja e fundit me Kolumbinë do të luhet në datën 7 qershor në orën 09:00 të mëngjesit. /Supersport

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?