Kombëtarja merr lajmin e rëndësishëm në prag të sfidës me Maqedoninë

Armando Sadiku do të jetë gati për sfidën e 5 Shtatorit në Maqedoni. Ky është lajmi më i rëndësishëm që vjen nga Kombëtarja shqiptare, pas suksesit 2-0 me Lihtenshtajnin.

Sipas “Super Sport”, stafi mjekësor konfirmoi se sulmuesi është drejt rehabilitimit në masën 99 për qind dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së martës së ardhshme në Shtrumicë.

Gjendja e Sadikut ka ardhur drejt përmirësimit dhe zgjedhja e stafit teknik që 25-vjeçari të mos luante ndaj kundërshtarit modest për ta pasur në dispozicion në atë që cilësohet dueli më i rëndësishëm i Shqipërisë në këto kualifikuese, ka rezultuar i drejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas fitores me Lihtenshtajnin, skuadra zhvilloi stërvitje shkrydhëse, për të ruajtur gjendjen fizike të futbollistëve. Në orën 10:30 të paradites së kësaj të diele, kuqezinjtë u kthyen në “Elbasan Arena” për përgatitjet e fundit në vendin tonë, përpara udhëtimit drejt Shkupit pak pas mesdite, duke kaluar në të gjitha trojet shqiptare në Iliridë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajmet e mira për gjendjen e Sadikut shoqërohen edhe nga fakti që e gjithë skuadra do të jetë gati: asnjë i dëmtuar dhe asnjë lojtar nuk është i pezulluar. Një situatë që i jep mundësi trajnerit Panuçi të bëjë zgjedhjet më të mira për sfidën me Maqedoninë.

Objektivi në Shtrimucë është fitorja, por edhe një rezultat pozitiv do të shërbente që Shqipëria të konsolidonte pozitat në vendin e tretë të Grupit G kualifikues të Botërorit 2018.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?