FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kombëtarja s’humbet kohë, nis përgatitjet për Italinë

Kombëtarja shqiptare nuk ka shumë kohë që të mendojë për disfatën me Spanjën dhe shumë shpejt nisi përgatitjet për sfidën me Italinë. Kuqezinjtë tanë, që mbërritën në vend në orët e para të mëngjesit të së shtunës udhëtuan direkt drejt Durrësit, ku pasdite nisën edhe seancën e parë stërvitore për këtë përballje me “Të kaltrit”.

Këtë radhë trajneri Panucci vendosi që të mos i ngarkojë shumë nga ana fizike futbollistët e tij, që duhet të rifitojnë energjitë pas sfidës me Spanjën. Kombëtarja shqiptare edhe në përballjen me Italinë do të ketë mungesa; atë të Xhakës dhe Llullakut, por asaj i kthehen Mavraj, Roshi dhe Kukeli që nuk ishin në sfidën e Alikantes për shkak kartonash.

Në Shkodër, kuqezinjtë do të presin Italinë në një ndeshje ku do të kërkojë të blindojë përfundimisht vendin e tretë në Grup. Matematikisht në këtë pikë llogaritë janë ende të hapura, pasi Izraeli është vetëm 1 pikë larg, por ndeshjen e fundit në Grup do ta luajë në shtëpi ndaj Spanjës, që do të shkojë si e kualifikuar, ndërsa që Shqipëria do të luajë me Italinë së cilës minimalisht i duhet një barazim për të diskutuar kualifikimin në fazën e playoffit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë do të luhet më 9 tetor në “Loro Boriçi” në Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?