FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kombëtarja U-21, Kuqezinjtë dorëzohen në sekondën e fundit ndaj Irlandës së Veriut

Përfaqësuesja shqiptare e 21 vjeçarëve u dorëzua në sekondën e fundit përballë Irlandës së Veriut në takimin e zhvilluar në Lurgan. Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi kishte arritur të mbante nën kontroll ekipin britanik deri në çastet e fundit të ndeshjes kur kapiteni Keidi Bare shkaktoi 11 metërsh në minutën e 95-të duke u ndëshkuar edhe me kartonin e dytë të verdhë.

Liam Donelli nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë përballë Selmanit duke dënuar me një humbje dramatike dhe të pa merituar përfaqësuesen kuqezi të 21 vjeçarëve. Kjo ishte disfata e parë për Shqipërinë në eliminatoret e kampionatit europian “Itali 2019”. Pas dy takimesh të zhvilluara kuqezinjtë e vegjël mbajnë vendin e 3-të me vetëm një pikë të grmbulluar, teksa do të zbresin sërish në fushë më datë 4 shtator ku do të sfidojnë në transfertë Islandën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?