Komisioni i Disiplinës “burgos” Starovën pasi vuri dorë mbi gjyqtarët

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare te Futbollit ka marrë vendimet në lidhje me episodet e javës së 17-të të kampionatit. Trajneri Starova, për protestat e ekzagjëruara në Vlorë dhe kapjen me duar të gjyqtarit Jorgji, është dënuar me 8 javë pezullim. Vetëm dy javë për mbrojtësin e Skënderbeut Marko Radas, ndërkohë Lushnja është dënuar me gjobë për shkak të sjelljes së tifozëve të saj në Durrës.

Ja dhe vendimet e Komisionit të Disiplinës:

Zyrtari i KF “Partizani”,Sulejman Starova, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për përseritje të shkeljeve disiplinore, në bazë të nenit 40/1 dhe 49/2/a) të KDS, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lojtari i KF “Skënderbeu”, Marko Radas, për sjellje ofenduese dhe fair play, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të nenit 66/2 të KDS,dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

Zyrtari i KF ”Flamurtari” U-17, Sherif Idrizi, për prostesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 136/1/b) të KDS, gjoba aplikohet në masën 3%.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?