Komiteti Ekzekutiv vendos për datën e fillimit të Superiores, sezoni nis me Superkupën!
Komitetit Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka përcaktuar datat e nisjes dhe përfundimit të aktiviteteve futbollistike në vend për sezonin 2021-2022. Kështu pas shqyrtimit të propozimeve të ndryshme të Sektorit të garave, Komiteti Ekzekutiv vendosi që sezoni të startojë më 28 gusht me finalen e Superkupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Vllaznisë, dhe të përfundojë më 31 maj të vitit 2022 me finalen e Kupës së Shqipërisë.
Kategoria Superiore, që është edhe liga më e rëndësishme e futbollit në vend, do të ngrejë siparin pikërisht më 11 shtator me javën e parë dhe do të njohë kampionin e ri vetëm më 26 maj të vitit të ardhshëm, kur edhe është parashikuar të luhet java e fundit. Po më 11 shtator do të startojnë edhe Kategoria e Parë, si dhe turi para-eliminator i Kupës së Shqipërisë, ndërsa më 19 shtator do të ngrenë siparin Kategoria e Dytë dhe kampionatet e moshave nga U13 deri në U19.
Sa i përket futbollit të femrave, java e parë do të startojë vetëm më 26 shtator dhe ky kompeticion pritet të ulë siparin e të shpallë kampionin e ri vetëm më 30 prill të vitit të ardhshëm.
Më poshtë janë datat e fillimit dhe përfundimit të të gjithë kompeticioneve:
- Superkupa e Shqipërisë të zhvillohet më datën 28.08.2021.
- Kampionati i Kategorisë “Superiore” të fillojë më 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 26.05.2022.
- Kampionati i Kategorisë së Parë të fillojë më datën 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 07.05.2022.
- Kampionati i Kategorisë së Dytë të fillojë më datën 19.09.2021 dhe të mbarojë më datën 01.05.2022.
- Kupa e Shqipërisë, Turi Paraeleminator të fillojë më datën 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 31.05.2022.
- Kampionati i Femrave të fillojë më datë 26.09.2021 dhe të mbarojë më datë 30.04.2022.
- Kampionati i moshave Superiore U-17/U-19 të fillojë më datën 19.09.2021 dhe të mbarojë më datën 08.05.2022.
- Kampionati i moshave Superiore U-13/U-15 të fillojë më datë 19.09.2021 dhe të mbarojë më datë 01.05.2022.
KOHA JONË SONDAZH

