FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Konfirmohet dënimi me dy vite burg për ish-sulmuesin e Juventusit

Konfirmohet dënimi, dy vite burg për ish-futbollistin e Juventusit dhe kombëtares së Italisë, Vincenzo Iaquinta, për armëmbajtje pa leje. Dënimi i ish-futbollistit, lindur në Crotone të Calabrisë, vjen si pasojë e provave të mbledhura gjatë procesit gjyqësor i quajtur “Aemilia”, një nga goditjet më të mëdha të drejtësisë italiane ndaj klaneve mafioze të ‘ndrangheta-s kalabreze, me 160 persona të arrestuar.

Në shkallën e parë, i ati i futbollistit, Giuseppe, u dënua me 19 vjet burg me akuzën e “pjesëmarrjes në organizatë mafioze”, ndërsa apeli e uli dënimin në 12 vite burg.

Ish-kampionit iu gjet një revolver Smith&Wesson, kalibër 357, si dhe një pistoletë tjetër, bashkë me qindra fishekë. Armët ishin të regjistruara nga Iaquinta, por ai ia kishte kaluar në mënyrë ilegale të atit, i njohur për miqësitë e tij me eksponentë të rrezikshëm të ‘ndranghet-ës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?