Konfirmohet një tjetër rast pozitiv te Napoli, nesër tamponët e radhës
Napoli ka konfirmuar se një tjetër futbollistë ka dalë pozitivë me koronavirus në testimet e trete të kryera sot. Klubi napolitan njoftoi fillimisht se të gjithë tamponët, për të cilët kishin dalë rezultatet ishin negativë, por po pritej rezultati i katër tamponëve të fundit, nga të cilët rezultoi me Koronavirus Elif Elmas.
Lojtarët e Napolit do të stërviten në Castel Volturno dhe më pas do të nisen për në Torino, ku nesër në mbrëmje, në orën 20:45, do të përballen me të besuarit e Pirlos. Para supersfidës, e gjitha skuadra e Napolit do të bëjë një tjetër tampon, në mëngjes, për të qenë të sigurt para takimit se të gjithë janë të pastër.
KOHA JONË SONDAZH

