Çelsit i kushton 10.5 milionë euro divorci me Konten
Antonio Konte në fund të këtij sezoni me shumë mundësi do të ndahet nga Çelsi. Sipas tabloidit britanik strategu italian do të “divorcohet” nga Blutë e Londrës, dhe nuk do të bëjë asnjë ulje për zgjidhjen e kontratës.
Konte ka një kontratë deri në vitin 2019, dhe në rast se do të zgjidhet kontrata në fund të këtij sezoni, do t’i detyrohet edhe 10.5 milionë euro për prishje të kontratës para kohe.
E ardhmja për trajnerin e njohur mund të jetë në Kombetaren italiane, PSG, por nuk mund të përjashtohet as pista që e çon te Real Madrid. Për pankinën e Çelsit ndërkohë emri më i përfolur është ai i Luis Enrikes. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

