Konte dorëzohet ende pa luajtur: Siti nuk ka pika të dobëta!
Çelsi do të përballet me Mançester Sitin këtë fundjavë në Premier League, teksa Antonio Konte e ka pranuar superioritetin skuadrës së Guardiolës. Strategu italian e ka quajtur si të pamundur suksesin e mundshëm ndaj “qytetarëve”.
“Është shumë e vështirë t’i gjesh pika të dobëta Mançester Sitit, duket e pamundur për ta ndalur. Kanë një trajner shumë të mirë, para për të shpenzuar gjatë merkatos dhe një marrëdhënie të shkëlqyer mes teknikut dhe klubit.
Kjo është rezultati final i këtij bashkëpunimi. Duhet të kesh admirim të madh për këtë skuadër. Shoqëria duhet të tregojë ambiciet e saj, jo trajneri. Ai që drejton skuadrën thjesht duhet të punojë fort, por ambicia duhet të jenë në radhë të parë e klubit”, ka thënë Konte.
KOHA JONË SONDAZH

