Konte drejt largimit nga Çelsi, bëhet gati Luis Enrike
Situata tek Çelsi vazhdon të jetë gjithmonë e më e ndezur, me Antonio Konten, i cili duket gjithmonë e më i predispozuar për t’i thënë lamtumirën Bluve të Londrës pas humbjes së turpshme në mesjavë ndaj Borunemuthit. Strategu italian nuk është i kënaqur me merkaton, ndërkohë që edhe rezultatet nuk po shkojnë sipas pritshmërive.
Çelsi renditet në vendin e tretë me një diferencë prej 18 pikësh në kryesuesit e Mançester Sitit. Në Angli janë të sigurt që në fund të sezonit ndarja do të jetë e pashmangshme, madje nuk përjashtohet mundësia që të ndodhë për çështje ditësh, në varësi të rezultateve.
Ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrike është favorit për të zënë vendin e italianit. Ai duket se ka kaluar Alegrin dhe Simeonen, pasi të dy nuk janë të gatshëm për të lënë ekipet aktuale. Ndërkohë që për Konten e ardhmja duket se mund ta gjejë sërish në krye të Kombëtares së Italisë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

