Konte kriset me Çelsin, anglezët gjejnë menjëherë zëvendësuesin
Antonio Konte nuk është i lumtur në Londër dhe ky tashmë nuk është më një lajm i ri. Strategu italian ka befasuar të gjithë me një deklaratë që ka dhënë ditën e djeshme, duke u shprehur se drejtuesit e klubit vendosin vetë për blerjet që bëjnë në merkato. Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se Blutë e Londrës kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e italianit,teksa emri më i përfolur për momentin është Diego Simeone.
Konte ka edhe një vit në kontratë me Çelsin, por kohët e fundit marrëdhëniet mes tyre duket se janë krisur. Argjentinasi duket njeriu perfekt për të ndërtuar një skuadër fituese, por mbetet të shihet edhe se sa i gatshëm është ai për t’u shkëputur nga “Los Koklçoneros”.
Simeone ishte një nga kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës angleze edhe dy vite më parë, por drejtuesit londinez zgjodhën që të merrnin Konten. Argjentinasi ka 7 vite në krye të Atletiko Madrid, teksa suksesi më i madh i tij është fitimi i La Ligas në vitin 2014. Nuk duhet harruar edhe fakti që ai ka mbërritur dy herë në finalen e Champions League, por në të dyja rastet është mundur nga Real Madridi. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

