FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Konte sulmon Murinjon: Ai vuan nga humbja e kujtesës!

Antonio Konte vazhdon sulmet në distancë me Zhoze Murinjon, madje duke thënë se ai vuan nga sëmundja e “dementias”. Strategu italian nuk është vonuar shumë për t’ju përgjigjur portugezit, e cili e ka sulmuar së fundmi në konferencë për shtyp duke e cilësuar si një “klloun” së bashku me Klopin.

“Mendoj se ai duhet ta shohë veten në të kaluarën, ndoshta po flet për veten në të kaluarën. Ndoshta, ndonjëherë, mendoj se dikush harron se çfarë ka thënë. Ndonjëherë mendoj se është aty, nuk e di emrin, por vuan nga dementia senile …kur harron se çfarë ke bërë në të kaluarën.

Është një person (Murinjo) i cili vazhdon të na ndjekë. Ju mund ta kuptoni? Ai iku, por vazhdon të na ndjekë. Nuk dua të flas për trajnerët e tjerë, ose për futbollistët e tjerë. Është një formë respekt”, ka thënë strategu italian në konferencë për shtyp. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?