FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koreografia, tifozët e Legias sulmojnë UEFA-n: Një derr që ha pará

Ultrasit e Legias së Varshavës nxorën një banderolë të madhe gjatë ndeshjes kundër Astanas në Europa League, me një pamje turbulluese, por që megjithatë denonconte krimet e nazizmit në Poloni.

Koreografia shfaqte një SS që i kishte vënë në kokë pistoletën një djali polak, me datën 1944.

Ndonëse ishte një mesazh përkujtimor për një periudhë historike që ka lënë gjurmë të thella në gjithë shoqërinë polake, UEFA-s nuk i përlqeu dhe e gjobiti Legian me 35 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjigjja nga ultrasit erdhi e shpejtë, në ndeshjen e mbrëmshme për Europa League kundër Sheriff Tiraspol. Tifozët nxorën një koreografi gjigante që tregon UEFA-n si një derr që ha pará me logon e Legias, me shkrimin “Dhe 35 mijë eurot shkojnë për…”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një përgjigje që me siguri nuk do të jetë e fundit, pasi UEFA pritet të ndëshkojë sërish klubin polak për tifozët e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?