FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosova e pëson keq në ndeshjen e parë drejt Botërorit

Kosova është mposhtur në shtëpi në xhiron e parë të Grupit C kualifikues për Kupën e Botës të vitit 2019.

“Dardanët” pësuan debakël 61:99 në ndeshjen e parë ndaj Lituanisë, që është e gjashta në ranglistën botërore.

Dy periudhat e para ishin më të barabarta, por pjesa e dytë ishte vendimtare. Pasi pjesa e parë u mbyll me rezultat 35:35, në çerekun e tretë mysafirët ikën për 13 pikë duke e çuar rezultatin në 47:60. Edhe periudha e fundit u mbyll me epërsi të thellë të lituanëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërcimet në fazën e sulmit te ekipi mysafir ishin vendimtare për këtë fitore të tyre. Ata patën 24 kërcime në sulm, për dallim nga Kosova që pati vetëm 7.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më i dalluari te përfaqësuesja e Kosovës ishte Dardan Berisha. Ai realizoi 19 pikë, shkruan albinfo.ch.

Në Grupin C, Kosova mbetet me një pikë aq sa ka edhe Hungaria që u mposht nga Polonia. Lituania dhe Polonia kanë nga dy pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?