Kosova jep një tjetër leksion, akordohen 1.5 mln euro për sportin nga qeveria

Sportistët në Kosovë do përfitojnë një paketë ndihme prej 1.5 milionë eurosh nga qeveria. Kryeministri i vendit Abdullah Hoti së bashku me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Vlora Dumoshin u takuan sot për të konfirmuar akordimin 1.5 milionëve eurove për të gjitha sportet në vend.

Nga kjo mbështetje financiare prej qeverisë, përfitojnë 627 klube sportive dhe rreth 26 mijë sportistë. Kryeministri Hoti shtoi se vitin e ardhshëm është parashikuar të miratohet një tjetër paketë financiare për kulturën, rininë dhe sportin në Kosovë.

Kosova vazhdon të japë shembullin e radhës për mbështetjen e shtetit në favor të sportit. Pas ndërprerjes së aktiviteteve sportive në valën e parë të koronavirusit në vend, parlamenti miratoi dhënien e një pakete të konsiderueshme të ndihmës financiare për sportet, ndërsa disa muaj më vonë u miratua dhe Ligji i Ri i Sportit që garanton financimin dhe sponsorizimin e kategorive të ndryshme sportive në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?