Kosova mundet nga Greqia, Portugalia fiton me “poker” ndaj Zvicrës (VIDEO)

Mbrëmja e Ligës së Kombeve solli jo pak emocione. Kosova pësoi një humbje minimale 0-1 ne shtëpi ndaj Greqisë. Edhe pse e nisën ndeshjen mjaft mirë, dardanët do të pësonin gol në minutën e 36-të. Kapiteni Bakasetas gjeti një hapësirë në hyrje të zonës duke e dërguar topin në cepin e portës së Muriç.

Në fraksionin e dytë, ndeshja u komplikua pas daljes me karton të kuq të Alitit me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 72-të. Në shtesë edhe portieri Muriç u ndëshkua me karton të kuq.

Në sfidat e tjera Republika Ceke ndali Spanjën në një barazim spektakolar 2-2. Portugalia fitoi me lehtësi 4-0 ndaj Zvicrës, ku dy nga golat i shënoi Ronaldo. Norvegjia mundi 2-1 Suedinë, ndërkohë që Serbia fitoi 4-1 ndaj Sllovenisë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?