Kosova vijon përgatitjet për duelin ndaj Zvicrës, prurjet e reja janë gati

Kosova po i vazhdon përgatitjet për ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Euro 2024 kundër Zvicrës. Pas seancave stërvitore në palestër dhe video-analizave të kundërshtarit, Kosova po i vazhdon stërvitjet e rregullta në fushën e gjelbër në Kampin Nacional në Hajvali.

Stërvitjet e deritanishme ishin kryesisht të përqendruara vetëm në aspektin fizik dhe lojën me top, pasi përzgjedhësi Primozh Gliha dhe stafi i tij kanë punuar me lojtarët edhe në aspektin taktik, duke e përgatitur mënyrën se si të përballojnë sfidën me Zvicrën në fushë.

Përkundër disa ndryshimeve në skuadër, ardhjet e reja dhe të disa lojtarëve tjerë që ishin më herët siç është rasti me Valon dhe Bernard Berisha, para ndeshjes së vështirë ndaj Zvicrës, lojtarët duken të gatshëm dhe atmosfera është mjaft e mirë, kurse motivi shumë i lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Futbollistët janë të fokusuar dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre në këto duele të rëndësishme për kualifikimet Euro 2024, pasi ndeshja e parë luhet me 9 Shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Zvicrës dhe tre ditë më vonë në udhëtim te Rumania.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?