FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosovë-Finlandë, policia merr masa të ashpra në “Loro Boriçi”

Policia e Shkodrës ka marrë masa të ashpra për zhvillimin normal të ndeshjes mes Kosovës dhe Finalandës e cila do të zhvillohet ditën e martë në orën 20:45 të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Për shkak të nivelit të lartë të dy përfaqësueseve këtë ndeshje janë angazhuar një numër i madh i efektivëve të policisë dhe forcave speciale të FNSH-së.

Policia njofton se do të bllokohen këto rrugë:

Swiss Digital Desktop Reklama

“1. Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër, si nga krahu lindor ashtu edhe nga krahu perëndimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

2. Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto vende:

? Sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish Ndërmarrja e Fermentimit.

? Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”.

? Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve.

? Sheshi dhe rruga tek “Fusha e Druve” në unazën lindore.

3. Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.

4. Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se kjo rrugë do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj.

5. Në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.

6. Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “B. Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 10.00 deri në ora 24.00.

7. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 10.00 deri në orën 24.00.

8. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën e tregut industrial dhe fruta-perime në Zdrale nga ora 10.00 deri në orën 24.00.

9. Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore: o “Xhabije – Parrucë” o “Sheshi 2 Prilli – Parrucë” o “Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë” o “Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”

Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20.45 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit do të nisë në orën 17.00.

Gjithashtu policia ka paralajmëruar tifozët që janë të pajisur me bileta dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë  me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të  çfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha  apo  metale  (të  çfarëdolloji)

e) çelësa  të  ndryshëm

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?