Kovac flet në konferencën e jashtëzakonshme: Kthehemi te fitoret ndaj Wolfsburgut
Bayerni i Mynihut kishte njoftuar zhvillimin e një konference të jashtëzakonshme për shtyp në orën 12:00, duke lënë ankth tifozët se mund të kishte ndryshime në drejtim, deri në shkarkimin e trajnerit Niko Kovac, por në fakt nuk ndodhi asgjë. Kroati foli i pari në konferencë, ku analizoi momentin e vështirë që po kalojnë kampionët e Bundesligës.
“Ndeshjet e fundit nuk kanë qenë më të këqija se ati të fillimit të sezonit. Pashë një skuadër që impenjohej ndaj Gladbahut. Sigurisht që rezultatet e fundit nuk kanë ato që priteshin, por shumë shpejt do të ktheheni në rrugën e duhur. Ndaj Wolfsburgut do të jetë një ndeshje shumë interesante dhe me intensitet. Kemi nevojë vetëm për pak fat.”
Kovac më tej ka mohuar se humori në dhomat e veshjes nuk është aspak i mirë.
“Humori është mirë, të gjithë duan të kthehen te suksesi. Ndryshimet e shumta në formacion? Nuk mund të luash me të njëjtët futbollistë dy herë në javë për 6 javë radhazi. Nuk mund të funksionojë.”
KOHA JONË SONDAZH

