“Krenar për ty”, ultrasit e Interit dalin në mbështetje të Lukakut para Juves

Pak minuta para sfidës së gjysmëfinales së parë në Kupën e Italisë, Inter-Juventus, ultrasit zikaltër kanë dashur që të japin mbështetjen e tyre duke i qëndruar pranë Romelu Lukakut, i kushtëzuar ta humbasë këtë ndeshje pas kartonit të verdhë të marrë në Derbi ndaj Milanit.

“Me kokën lart dhe gjoksin të dalë përpara. Romelu jemi krenar për ty”. Ky ishte mesazhi i ultrasve të Interit, të shfaqur përpara kangjellave pranë stadiumit “Giuseppe Meazza”.

Mesazhi lidhet me përplasjen e gjigantit zikaltër me Ibrahimoviç, nga ku dhe Federata Italiane e Futbollit ka ngritur një hetim për këtë përballje verbale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?