FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kreu i futbollit italian “kërcënon” De Biasin: Do t’ia mbyllim gojën!

Kreu i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Karlo Tavekio, i është përgjigjur trajnerit Xhani De Biazi pas “kërcënimit” që ky i fundit i bëri Italisë për vendin e dytë në Grupin G për eliminatoret e Botërorit 2018.

“Ne do të shkojmë të luajmë në Shqipëri me dëshirën për të fituar, si përherë. Do të bëjmë të pamundurën që t’ia mbyllim gojën De Biazit”, deklaroi drejtuesi i futbollit italian gjatë një aktiviteti të zhvilluar të hënën.

De Biazi, gjatë një interviste për “Sportmediaset”-in dje paralajmëroi “Axurrët” se duhet të bëjnë kujdes në duelin kundër kuqezinjve në Shkodër, që mbyll eliminatoret vitin e ardhshëm, shkruan PanoramaSport.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse do të isha në vend të Italisë, do të mundohesha të arrija në atë sfidë me vendin e dytë në xhep. Përndryshe do të shqetësohesha për ta, pasi do të luajmë në shtëpi dhe do të hedhim gjithçka që kemi në fushë. Ne sigurisht që garojmë në ndjekje të Italisë, është e qartë që kanë diçka më shumë se ne, por nëse nuk do të provoja ta arrija atë, do të lija që tani bankinën”, deklaroi De Biazi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?