FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kreu i UEFA-s, Ceferin mbështet ndryshimin e afatit të merkatos verore

Një tjetër ndryshim në futbollin evropian, ndërsa këtë herë vjen direkt nga presidenti i UEFA-s. Presidenti i shtëpisë më të evropiane të futbollit Aleksander Ceferin, i cili është zgjedhur në këtë post me 16 shtator të vitit të kaluar, ka mbështetur kërkesën e klubeve më të mëdha evropiane që afati i merkatos të mbyllet më herët. Për këtë temë të nxehtë të kësaj periudhe, Ceferin ka folur për “The Times”.

“Jam i ndërgjegjshëm që po zhvillohet një diskutim serioz në të gjithë Evropën mbi mundësinë e shkurtimit të merkatos verore. Ne, nga ana jonë, jemi duke ndjekur me vëmendje këtë kërkesë. Sipas këndvështrimit tim, nuk është diçka pozitive kur disa lojtarë e nisin sezonin me një skuadër të caktuar, e brenda pak ditësh ndryshojnë fanellë. Më duket sikur krijon paqartësi. Për këtë arsye jam në favor që merkato verore të shkurtohet”, ka deklaruar Ceferin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?