“Krijuan alibi për të mos luajtur”, Gjykata e Apelit fundos Napolin me vendimin për humbjen ndaj Juves

Gjykata e Apelit në Federatën Italiane të Futbollit (FIGC), ka hedhur poshtë apelin e skuadrës së Napolit për ndeshjen e dhënë në tavolinë 3-0 në favor të Juventusit. Klubi napolitanë refuzoi të luante në “Allianz Stadium” më 4 tetor, teksa është konfirmuar edhe dënimi me 1 pikë penalizim për “Të Kaltrit”.

“Përkundër asaj që pretendohej në ankesë, nuk ishte aspak e pamundur objektivisht të luhej ndeshja e lartpërmendur. Sjellja e tyre një ditë para ndeshjes ishte e paracaktuar dhe e drejtuar me vullnetin për të mos ta luajtur ndeshjen.

Nga të gjitha këto bashkëbisedime nuk del, në asnjë mënyrë, ekzistenca e një pengese objektive që kompania aplikuese të kontestojë ndeshjen në të cilën po procedon. Ajo që del, sidoqoftë, është vullneti i paracaktuar i kompanisë aplikuese për të mos luajtur. Ka shkelje të parimeve bazë në sistemin sportiv, të besnikërisë, korrektësisë dhe ndershmërisë”, shkruhet në vendim. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?