FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kristiano Ronaldo: Askush nuk mund të krahasohet me mua!

Kristiano Ronaldo mendon se askush nuk mund të krahasohet me të, pasi nuk ka shumë rivalë që kanë talentin e tij dhe përkushtimin që ai ka për futbollin.

Duke folur në një reklamë që ka përgatitur së fundmi për “Nike”, sulmuesi portugez dha një deklaratë të fortë.

“Në fillimet e karrierës time, ëndërroja të isha lojtari më i mirë në botë. Miqtë më shihnin dhe më pyesin: Për çfarë po flet? Fillimisht kam luajtur për argëtim, por pasi kalova te skuadra e United në mendjen time u ngulit ideja për të qenë më i miri dhe nisa të besoja te kjo gjë. Sot nuk shoh shumë njerëz që kanë talentin tim, përkushtimin tim, që bëjnë punën time, të kenë etikën time. Ndaj, askush nuk mund të krahasohet me mua. Askush nuk ka për t’u bërë në të ardhmen si Cristiano Ronaldo”, ka thënë portugezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?