FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kritikat ndaj klubit, Mourinho gati të japë dorëheqjen nga Manchester United

Jose Mourinho dhe Manchester United sipas mediave britanike duket se në të ardhmen nuk do t’i kenë rrugët e përbashkëta. Tekniku portugez mund të largohet nga “djajtë e kuq” pasi gjithmonë e më shumë po i rrit kritikat ndaj klubit për shkak të merkatos si dhe një tjetër arsye është rikthimi i shpeshtë i “Special 1” në ‘shtëpi’(në Londër).

“Daily Mail” raporton se situata e krijuar nuk është në favor të klubit dhe Mourinho me Manchester United me gjasë do të ndërpresin kontratën në përfundim të sezonit.Me shumë mundësi në të ardhmen e portugezit po projektohet një lidhje me PSG.
mou
Deklaratat e shpeshta më sarkazëm dhe polemikat me klubin, veçanërisht për merkaton, si edhe sulmi që i bëri një prej legjendave të skuadrës, Paul Scholes janë fakte të mjaftueshme të vuajtjes që Mourinho po përjeton në pankinën e Manchester United. Asnjëherë luzitani nuk ka arritur në këtë periudhë të krijojë një marëdhënie të mirë, ndërsa vazhdon të qëndrojë ende në hotel, e shpesh udhëton drejt Londrës ku jeton familja e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?