FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kriza e Milanit, City kërkon të përfitojë për t’i “rrëmbyer” Bonuccin

Kriza e thellë që po kalon Milan ka bërë që Leonardo Bonucci të mendojë largimin nga kuqezinjtë. Mbrojtësi italian po kërkon një përvojë të re, mundësisht angleze.

Pep Guardiola është ndër trajnerët që admiron prej kohësh kapitenin e “Djallit” dhe shkëndija mes tyre mund t’i rikthehet aktualitetit.

Në verën e 2016- ës e gjithë Europa foli për mundësinë e një transferimi të mbrojtësit te Manchester City. 18 muaj pas atyre zërave, një tjetër jehonë mbërrin nga Britania me 30- vjeçarin përsëri në qendër të spekulimeve për një transferim në Angli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Guardiola, një javë më parë, duke folur për dëmtimet e mbrojtësve të tij deklaroi: “Kur City blen një lojtar e bën me largpamësi dhe jo për të plotësuar nevojat disa mujore. Aktualisht kemi tre lojtarë, por dimri është i gjatë dhe do të na duhet një përforcim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të presim e të shohim çdo të ndodhë në vazhdim, por nëse Milan vazhdon me këto rezultate, atëherë Bonucci se ka të gjatë qëndrimin në Milano.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?