Kriza e Rashicës te Beshiktashi, nuk paguhet dhe përjashtohet nga Europa

Shqiptari Milot Rashica po kalon periudhën më delikate te Beshiktashi. Altin Lala si menaxheri i tij zbuloi se ndryshe nga lojtarët e tjerë, nuk është paguar në gusht.

Klubi turk i ka kërkuar largimin sulmuesit shqiptar. 30-vjeçari nuk u përfshi në listën e Ligës së Europës dhe sinjali është i qartë.

Për Rashicën nuk do të jetë e lehtë që të pranojë largimin. Nuk kanë mbetur shumë opsione për transferim, ndërsa Arabia mund të jetë destinacion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai regjistron 121 ndeshje me Beshiktashin. Në ndeshjen e fundit të kampionatit përfundoi në tribunë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?