Kroos e tepron me modestinë: Nuk ishte merita ime, por e Vinicius Jr

Toni Kroos zhvilloi një ndeshje fantastike në Mynih përballë Bayernit, ish-skuadrës së tij. Mesfushori gjerman “shpiku” një asist fantastik për Vinicius Junior, që zhbllokoi gjysmëfinalen e parë të Championsit. Në intervistën e dhënë së fundmi ai tregohet modest për pasimin magjik.
“Vura re që qendërmbrojtësit e Bayernit e ndiqnin Vinin në çdo moment. Unë e di që Vini gjithmonë vrapon për të krijuar hapësira. Kështu që gjithë meritat i takojnë atij.
Ai ia doli të krijonte një hapësirë në mes të mbrojtjes bavareze. Pasimi im ishte ok”, u shpreh Kroos me modesti.

KOHA JONË SONDAZH

