FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri i Spanjës viziton kombëtaren, De Gea hakmerret në një mënyrë të veçantë ndaj tij (VIDEO)

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez ka vizituar gjatë ditës së sotme kombëtaren spanjolle, përpara nisjes për në Rusi. Gjithsesi lajmi që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë portieri, De Gea, i cili nuk ka duartrokitur kryeministrin për shkak të një ndodhie që ka ndodhur disa vite më parë.

Kryeministri i Spanjës ka dënuar De Gean, kur ky i fundit është akuzuar për një skandal seksual edhe pse e kishte mohuar përfshirjen në të.

Hakmarrja erdhi në mënyrën më të mirë për De Gean, teksa të gjithë futbollistët e Spanjës ishin duke duartrokitur Kryeministrin e tyre, përveç futbollistit të Mançester Junajtid, i cili mbante duart në xhepa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?