FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryendeshja e javës së tretë, FSHF-ja pritet t’ia besojë gjyqtarit nga Elbasani

Remzi Sadiku është favorit për të gjykuar takimin e sotëm në Korçë, që do të luhet në orën 19:00. Institucioni i futbollit shqiptar është munduar të mbajë gjithçka të fshehtë deri dje në mbrëmje, ndërsa ka menduar që të njoftojë gjashtë arbitrat që do të nisen drejt Korçës vetëm sot në mëngjes.

Megjithatë, “Panorama Sport” zbulon se gjyqtari i kolegjiumit të Elbasanit, me shumë mundësi do të jetë kryesor në kryendeshjen e javës së tretë. I vetmi arbitër me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji, ka precedentin e Kukësi-Skënderbeu 2-0, ku u bë protagonist i një arbitrimi me shumë gabime në dëm të korçarëve. Edhe ideja për një gjyqtar kosovar ka rënë poshtë gjatë ditës së djeshme.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?