Kryeson kampionatin, Skënderbeu rinovon kontratën me trajnerin Gvozdenovic
Trajneri Ivan Gvozdenoviç do të jetë pjesë e Skënderbeut edhe për 3 vitet e ardhshme. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi korçar.
Skënderbeu e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri në Superiore. Ekipi udhëheq i vetëm kampionatin me 6 pikë, pas 2 fitoreve me Egnatian dhe Dinamon.
Ardhja e Gvozdenoviç e ka ndryshuar plotësisht klubin dhe mesa duket puna e tij do të vijojë të vlerësohet edhe më shumë duke e pasur trajner edhe për 3 vjet.
Postimi i plotë
Ivan Gvozdenovic edhe 3 vite bardhekuq!
Trajneri ka rinovuar kontratën me klubin e Skënderbeut dhe do vijojë të jetë pjesë e jona dhe për një kohë të gjatë. I urojmë suksese trajnerit tonë!
KOHA JONË SONDAZH

