FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kthim triumfues si titullar, Gareth Bale shënon një gol të veçantë

Gareth Bale u rikthye triumfues në formacionin titullar të Real Madridit, duke shënuar golin e parë për skuadrën e tij kundër Deportivo La Coruna. Për uellsianin ishte starti i parë që nga kthimi prej dëmtimit dhe ai kaloi në epërsi madrilenët, me golin e tyre të parë në kampionatin e ri.

Bale bëri të njëjtën gjë vjet, në javën e parë të kampionatit, kur shënoi golin e parë për Realin përballë Real Sociedad, në fitoren me të njëjtat shifra, 3-0.

Ai ishte autor i golit të parë të kampionatit edhe dy vjet më parë, kundër Real Betis. Në këtë mënyrë, Bale mbrëmë shënoi golin e parë të kampionatit për Real Madrid për të tretin sezon radhazi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?