Kualifikimi i Kosovës, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë

Kualifikimi i Kosovës në play off-in e Euro 2020 nëpërmjet Nations League ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare të cilat i kanë kushtuar një hapësirë të rëndësishme fitores së thellë  të dardanëve me shifrat 4-0 ndaj Azerbaixhanit.

“ Me Kosovën në Ligën D janë kualifikuar gjithashtu në play-off edhe Gjeorgjia, Maqedonia e Bjellorusia”, shkruan gjermania Kicker e cila nënvizon se njëra nga këto 4 ekipe të ashtuquajtuara outsider do të jetë në finalet e Euro 2020.

“ E sapoardhura Kosovë siguron kualifikimin në play off-in e Euro 2020”, shkruan amerikania Washington Post.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sky Sports në Britaninë e Madhe shkruan, “Kosova i jep vetes një shans për t’u kualifikuar në Euro 2020”.

Swiss Digital Mobile Reklama

News28.com vjen me një titull shumë interesant: “ Kosova i shokon të gjithë, siguron pjesëmarrjen në play off duke shkatërruar Azerbaixhanin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?