Kualifikohen Dortmundi dhe Lazio, por vuajnë në sfidat e kthimit (VIDEO)

Dortmund dhe Lazio siguruan një biletë për në fazën e 1/16-ve në Champions League. Verdhezinjtë fituan me përmbysje 2-1 në transfertën ndaj Zenitit, ku vuajtën jo pak. Driussi zhbllokoi rezultatin për vendasit në minutën e 16-të, por Dortmundi u kundërpërgjigj në pjesën e dytë me Piszczek dhe Witsel.

Lazio nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Brugge, edhe pse luajti për 50 minuta me një futbollistë më shumë, teka e mbylli e dyta në Grupin F. Për lacialët shënuan Correa dhe Immobile me penallti, ndërkohë që të ekipi belg realizuan Vormer dhe Vanaken. /R.Lika-Koha Jone/


Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?