“Kujdes me orën”, batuta epike e gjyqtarit me Lewandowskin (VIDEO)
Robert Lewandowski ishte protagonisti kryesor i fitores së Barcelonës në Anoeta, duke shënuar dy gola dhe duke asistuar në golin e Ansu Fatit.
Më e habitshme ishte që në ndeshjes polaku mori urimet nga gjyqtari Jose Luis Martinez Munuera për paraqitjen e tij. Arbitri andaluzian bëri shaka me Lewandowski-n, për vjedhjen e orës, që i ndodhi në Ciutat Esportiva të premten e kaluar.
“Të uroj më të mirën. Kujdes me orën”, tha Martinez Munuera Lewandowskit, një shaka që polaku e mori mirë dhe buzëqeshi.
Mbrëmjen e djeshme polaku në fakt gjeti dy golat e parë me fanellën e klubit të Barcelonës, ndërkohë që festoi dhe 34-vjetorin e lindjes.
KOHA JONË SONDAZH

