Kukësi blindon mbrojtjen me talentin e Kombëtares Shpresa

Jorgo Pëllumbi do të bëhet lojtari më i ri i Kukësit. Verilindorët kanë arritur një akord paraprak me futbollistin e kombëtares kuqezi, ndërsa zyrtarizimi mbetet çështje orësh.

Talenti i njohur nuk është një emër i ri për Kategorinë Superiore pasi më parë ai ka qenë pjesë e Skënderbeut për dy sezone për t’u tranferuar më pas në Kategorinë e dytë në Kroaci, te skuadra e Varazhdin.

21-vjeçari do të vijë në formën e huazimit te skuadra e Diego Longos për shkak edhe të mungesës së hapësirave në klubin kroat. 21-vjeçari i cili është kapiten i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë, u aktivizua në 24 takime, ndërkohë që në këtë sezon në kategorinë e dytë ai ka luajtur në vetëm 10 ndeshje. Ai është afrimi i tretë në merkaton e dimrit pas pas Emiliano Mustës dhe Vasil Shkurtajt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?