FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kukësi i jep lamtumirën ëndrrës titull, mundet nga Kastrioti (VIDEO)

Kukësi i jep fund ecurisë së rezultateve pozitive nën drejtimin e Mirel Josës. Skuadra verilindore pësoi një humbje minimale 1-0 në “Loro Boriçi”.

Ekipi krutan befasoi Kukësin në fundin e pjesës së parë, pasi Devid u harrua në zonë, duke arritur që ta dërgonte topin në rrjetën e Xhikës. Në pjesën e dytë Kukësi tentoi me të gjitha mënyrat golin e barazimit.

Në minutën e 73-të Shkalla la Kastriotin me një lojtar më pak pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë, por as me avantazhin numerike verilindorët nuk mundën të gjenin golin. Kukësi mbetet në vendin e 6-të me 26 pikë, ndërkohë që krutanët kanë dy pikë më pak. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?