FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kukësi me stadium të ri, FSHF investon 2.5 milionë euro

Kukësi do të bëhet me një stadium të ri dhe modern. Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me qeverinë shqiptare do të investojnë nga 2.5 milionë euro për impiantin e ri në qytetin verilindor. Pritet që punimet do të përfundojnë në vitin 2019.

Në mbledhjen e fundit, komiteti i FSHF-së mes disa vendimeve, vendosi që të bëjë të njëjtën gjë, si me investimin e bërë në stadiumin “Loro Borici” në Shkodër. Projekti është në fazën e parë, ndërsa pritet që të kryhet tenderi për firmën që do të merret me ndërtimin.

Është parashikuar që stadiumi i ri i Kukësit të ketë një kapacitet prej 6500 vendesh dhe do të jetë i kategorisë Elite 3 të UEFA-s. Në impiantin e ri mund të zhvillohen ndeshje deri në fazat e grupeve të kompeticioneve evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Punimet pritet që të nisin vitin e ardhshëm dhe do të zgjasin për 9 muaj. Ka disa muaj që stadiumi i Kukësit është mbyllur dhe ekipi verilindor i zhvillon takimet pritëse në fusha të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?