Kukësi merr fitoren e parë për Gegën, Vllaznia i merr pikë dhe me 10 lojtarë Teutës

Kukësi më në fund ka arritur që të marrë 3 pikët e para për këtë sezon. Skuadra verilindore triumfoi minimalisht 1-0 me Laçin në një ndeshje të luajtur me një nivel mesatar. Kuksianët dhe kurbinasit u munduan të krijonin dhe shënonin, por sfida u vendos nga një episod. Portieri i Laçit, Alen Sherri, gaboi në minutën e 44-t. Shkodrani u mundua të largonte një top me këmbë, por gjuajtja e tij u përplas te këmba e Ibrahimit dhe përfundoi në rrjetë për 1-0. Pavarësisht përpjekjeve të kurbinasve, rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund.

Në Durrës ndërkohë nuk pati fitues në duelin mes Teutës dhe Vllaznisë, një duel që do të mbyllej me rrjeta të paprekura. Një pikë që konfirmon Vllazninë si kockë të fortë, ndërsa Teuta mbetet pretendente. Edhe pse luajtën me një lojtar më pak në 20 minutat e fundit, pas daljes me karton të kuq të Isaevski, sërish durrsakët nuk mundën që të përfitonin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?