Kukësi mundet nga Basaksehir në testin e parë në Turqi (VIDEO)

Kukësi ka humbur takimin e parë miqësor, të zhvilluar sot në Antalia. Ekipi e drejtuar nga trajneri Armando Cungu është përballur me ekipin e Basaksehir, duke u thyer me rezultatin 2-1.

Vendasit hapën serinë e golave në këtë takim, teksa në minutën e 24 Bajiç shënoi në portën verilindore. Më pas në pjesën e dytë Epureanu shënoi dhe golin e dytë për Basaksehir në minutën e 62-të.

Goli, që ngushtoi diferencën në këtë miqësore, për Kukësin do të shënohej nga Çyrbja në minutën e 79-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky ishte takimi i parë i planifikuar nga Kukësi në këtë fazë përgatitore, teksa në vijim do të zhvillohen dhe ndeshje të tjera miqësore, për të parë nga afër gjendjen e skuadrës dhe për të provuar të gjithë lojtarët, përfshi dhe ata të afruar gjatë merkatos së janarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?