Kukësi prezanton dy blerje të reja në merkato
Kukësi ka prezantuar afrimin e Laurenc Xhekës dhe mesfushori anglez Layton Ndukwu. Xheka ashtu dhe Layton janë bashkuar prej disa kohësh me ekipin kuksian, por fillimisht u është dashur që të bindin stafin teknik, që duket se ka dhënë aprovimin për t’u ofruar kontrata.
Xheka ka firmosur me klubin kuksian për 3 sezonet e ardhshme, ndërsa Layton do të jetë pjesë e verilindorëve për dy sezone. 22-vjeçari Xheka ka qenë pjesë e Korabit në sezonin e fundit, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për Kastriotin e Teutën.
Nga ana tjetër Layton ka luajtur në kampionatin anglez, duke qenë një prodhim i akademisë së Leicester City, teksa ka debutuar edhe me ekipin e parë. Në të shkuarën, 23 vjeçari ka qenë pjesë e moshave të Anglisë.
KOHA JONË SONDAZH

