Kukësi sqaron situatën: Ja e vërteta e ‘largimit’ të Enea Koliçit

Pak ditë më parë e gjobitën me një rrogë për mos paraqitje në stërvitje, ndërsa ditën e sotme klubi i Kukësit ka befasuar të gjithë pasi ka thënë se Enea Koliçi është me pushime dhe do t’i bashkohet së shpejti skuadrës verilindore.

Në një deklaratë zyrtare kampionët e Shqipërisë konfirmojnë se nuk ka asnjë mosmarrëveshje mes klubit dhe lojtarit në fjalë dhe të gjitha lajmet që po qarkullojnë janë të pavërteta.

“Koliçi, asnjë mosmarrëveshje me klubin, leje nga presidenti Gjici

Swiss Digital Desktop Reklama

Portieri i Kukësit Enea Koliçi nuk ka asnjë mosmarrëveshje me klubin e Kukësit. “Gardiani” i portës kuksiane pritet t’i bashkohet shpejt grupit, pasi ka marrë leje nga presidenti për të qëndruar më shumë ditë pranë familjarëve të tij. Presidenti Safet Gjici ka mirëkuptuar kërkesën e portierit për të pasur disa ditë më shumë pushime se pjesa tjetër e grupit. Lajmet që qarkullojnë në medie janë të pavërteta, pasi Koliçi nuk ka asnjë mosmarrëveshje me klubin.”, thuhet në reagimin e Kukësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?