FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kukësi zyrtarizon mbrojtësin e ardhur nga kampionati zviceran

Kukësi ka njoftuar sot afrimin e një tjetër futbollisti, të cilin e kishte regjistruar para mbylljes së merkatos, por e zyrtarizoi vetëm tani. Bëhet fjalë për mbrojtësin 22-vjeçar Sadik Vitija i cili ka firmosur për dy sezone me klubin nënkampion të Shqipërisë.

Sadik Vitija është me origjinë nga Kosova, por është rritur si futbollist në Zvicër, ku ka veshur fanellat e skuadrave si Zurich, Vaduz e Schafhausen, teksa ka veshur edhe fanellën e helvetëve për përfaqësueset e moshave.

Mbrojtësi 22-vjeçar pritet të jetë një pikë të fortë për verilindorët, teksa trajneri Gega tashmë duket se e ka grupin e kompletuar të lojtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?